Site icon Prishtinapress

Britania kërkon sistem të pavarur të drejtësisë në Kosovë

Ambasada Britanike në Kosovë ka lansuar projektin e saj për forcimin e sistemin e drejtësisë në Kosovë. Me anë të kësaj u tha se do të fuqizohet sistemi në aspektin e rekrutimeve, avancimeve, emërimin e stafit udhëheqës-gjyqtarëve, si dhe vlerësimin e performancës.

Ambasadori i Britanisë, Nicholas Abbott tha se ky projekt dëshmon angazhimin e shtetit të tij për një sistem të pavarur të drejtësisë në Kosovë.

Diplomati britanik theksoi se për të arritur këtë duhet të jenë parasysh tri elemente, rekrutimet, emërimet e stafit udhëheqës dhe vlerësimin e performancës.

“Kjo dëshmon edhe një herë angazhimin e ambasadës për te qenë partnere e ngushtë për sistemin e drejtësisë në Kosovë. Shteti im ka interes që të mbështesë Kosovën në këtë rrugëtim. Kjo do të mundësonte që investitorët tanë vijnë të investojnë në Kosovë. Për të arritur tek sistemi i pavarur i drejtësisë duhet pas parasysh tri elemente. E para rekrutimet, e dyta emërimet e stafit udhëheqësh dhe vlerësimi u performancës. Që të tria proceset duhet të ketë bazë meritokracinë dhe transparencën. Kjo do të mundësonte efikasitet në zgjidhjen e lëndëve dhe aktgjykime të drejta. Gjyqtarët duhet të kenë mundësinë që të tregojnë që janë patriotët e kohës moderne”, tha ambasadori Abott.

Ndërsa, kryesuesi i KGJK-së, Skënder Çoçaj duke folur për këtë projekt tha se do të sigurojë llogaridhënie dhe transparencë brenda sistemit gjyqësor.

“Objektiv është aspekti i rekrutimit dhe fuqizimit sipas standardeve ndërkombëtare. Po ashtu është e rëndësishme se me anë të këtij projekti, gjyqtarët do të trajnohen në Britani”, u shpreh Çoçaj.

Teksa, drejtori i projektit, Stive Pitts tregoi detaje për këtë projekt.

“Gjatë 4 muajve të para të projektit tonë kemi mbledhur informacione. Na është kërkuar të fokusohemi në 6 fusha, emërimet, avancimet, vlerësimet e informacioneve, llogaridhënia dhe transparencë”, tha ai.

Këtë projekt Ambasada Britanike po e realizon përmes partnerëve të saj implementues – Axiom International dhe Agencia Limited dhe në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Exit mobile version