Site icon Prishtinapress

Britania e Madhe për taksën: Hap i mirë nga Kurti, por duhet të hiqet plotësisht

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të hequr taksen ndaj mallrave serbe.

Sipas një njoftimi të Ambasads britanike në Kosovë, Johnson ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq dhe ka mbështetur vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Kryeministri mbështeti rinisjen e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës. Ai mirëpriti tërheqjen e pjesshme të Kosovës të tarifave ndaj mallrave nga Serbia dhe inkurajoi reagim pozitiv. Ai tha se Britania e Madhe do të vazhdojë të kërkojë me ngulm heqjen e plotë të tarifave”, ka thënë Johnsoni.

Në lidhje me situatën në Bosnjë e Hercegovinë, Johnsoni ka kërkuar nga Vuçiqi të shfrytëzojë ndikimin e tij për të qetësuar tensionet.

Për çështjen e taksës, më herët ka reaguar edhe  Zyra e përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Josep Borell.

Bashkimi Evropian e ka mirëpritur njoftimin se Kosova do të heqë tarifat për importin e lëndëve të para nga Serbia dhe nga Bosnja dhe Hercegovina.

Ndryshe, Kurti të enjten në një konferencë të jashtëzakonshme për media tha se më 15 mars taksa do të largohet pjesërisht, ndërsa nëse nuk vepron Serbia dhe BE-ja, taksa rikthehet sërish 100 për qind me 15 qershor.

Exit mobile version