Brenda një spitali në Spanjë, pacientët e prekur me coronavirus detyrohen të shtrihen në dysheme për ta marrë terapinë

0
22

Skena rrëqethëse janë filmuar brenda një spitali në Spanjë, ku shihen të prekurit me coronavirus duke qëndruar të shtrirë nëpër dyshemenë e korridoreve, duke u kollitur dhe luftuar për pak ajër.

Kjo video mund të shërbej si leksion për shumë njerëz në mbarë botën që nuk e kanë kuptuar se sa serioze është situata, dhe se duhet të respektojnë masat preventive të vetëizolimit dhe të mos kenë kontakt me të tjerët, transmeton Telegrafi.

Në video shihet qartë se si personeli shëndetësor ballafaqohet me sfida të shumta, duke bërë të pamundurën që t’i ndihmojë të prekurit pavarësisht kushteve që mbizotëronin. Shumica e pacientëve pranë vetes kishin bombola me oksigjen, e disa merrnin edhe infuzion.

Për fat të keq, përhapja e epidemisë është aq e madhe sa që pacientët janë detyruar që terapinë e tyre ta marrin duke qëndruar të shtrirë në dyshemenë e spitalit Infanta Leonor, në periferi të Madridit. Spanja njoftoi një rritje rekorde ditore prej 6,584 rasteve të coronavirusit, duke e çuar totalin në pak më pak se 40,000. /Telegrafi/