Site icon Prishtinapress

Boiken Abazi ka vëzhguar jetën e natës së Visar Ymerit e Donika Kadaj -Bujupit

Komisari nga Tirana, Boiken Abazi, ka ardhur me një teori se si do t’i konvenonte Grupit të Deputetëve të Pavarur ratifikimi i Demarkacionit, edhe nëse vetë nuk e votojnë. Abazi ka treguar se si kanë harmonizuar veprimet grupi i Molliqajt me deputeten Donika Kadaj Bujupi, e cila kaloi në AAK, e tash me gjasë do ta votojë demarkacionin.

Ky është postimi i plotë i Boiken Abazit:

Shpresa e madhe e të ikurve (GDP + Shpend), edhe nëse nuk e votojnë Demarkacionin, është që Demarkacioni të kalojë, sepse ndryshe, mendojnë ata, Ramush Haradinaj nuk e prish dot koalicionin aktual me PDK-në. GDP-ja nuk e tha as edhe një fjalë të vetme për rikthimin e turpshëm në AAK të Donika Kadajt – të përkëdhelurës së GDP-së me të cilën kalonin kohën e lirë nëpër klubet e Prishtinës pasi kishin dhënë dorëheqjen nga përgjegjësitë në Lëvizje. GDP-ja nuk e tha as edhe një fjalë të vetme për AAK-në pas këtij kalimi të turpshëm dhe nuk e tha asnjë fjalë të vetme për rrëzimin e qeverisë dhe zgjedhjet, sepse GDP-ja nuk i do zgjedhjet tash (lexo: demokracinë) por do koniunkturën. Në nje proces demokratik GDP-së “do t’i binin puplat”.
Të gjitha këto, dhe jo vetëm këto, na bëjnë të kuptojmë se shpresa e madhe e GDP-së është që të kaloië Demarkacioni, që më tej Gjykata Speciale të marrë disa krerë të PDK-së, që Ramushi ta shpërbëjë koalicionin me PDK-në, e të marrë LDK-në dhe GDP-në në bashkëqeverisje pas tradhëtisë së madhe që synojnë të realizojnë me Demarkacionin. Kështu, shpreson GDP-ja, duke qenë se PDK-ja mund të dalë në opozitë ku mund të qëllojë edhe Lëvizja, do të “përmbushej” edhe “akuza profetike” e Dardan Molliqajt ndaj Lëvizjes: me demek Lëvizja “dëshiron” të bashkëpunojë me PDK-në – akuzë e cila del të ketë qenë thjesht një plan koniunktural i tyre. GDP-ja mendon se është dredharake dhe finoke pas aktit të hajnisë së kulluar e të madhe politike që kreu ndaj popullit, duke përvetësuar padrejtësisht mandatatet dhe privilegjet e deputetit, por ata janë po aq të lexueshëm, e po sillen po aq shëmtuar, sa edhe partitë e vjetra të Kosovës.

Exit mobile version