Site icon Prishtinapress

Blic: Vuçiqi u pajtua për rrënimin e murit, shqiptarët nuk u kënaqën me kaq

E përdithsmja serbe Blic shpalosë detaje nga takimi i fundit në Brukesl, ndërmjet delegacioneve të nivelit më të lartë të Kosovës dhe Serbisë.

Në ballinën e gazetës është titulli bombastik “Shqiptarët po ndezin një fuçi baruti në Kosovë”. Më tej, po në ballinë, jepet deklarata e Kryeministri të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Shqiptarët nuk deshën që të bisedohet për Bashkësinë e komunave serbe por insistuan për rrënimin e murit (te ura në Mitrovicë). Kur e pranuam edhe këtë, thanë se kjo nuk mjafton. Nuk duan marrvëshje”, citohet të ketë thënë Vuçiq, raporton Gazeta Express.

Vuçiq mbrëmë ka ftuar përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, ata që marin pjesë në institucionet e Kosovës dhe të strukturave paralele, në një bazë ushtarake në Rashkë të Serbisë. Me një paraqitje emocionale kishte kërkuar ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhë në prani të Kryetarit të Mitrovicës veriore, Goran Rakiq, ka thënë se janë pajtuar për rrënimin e murit te ura e Ibrit në Mitrovicë.

Kryeministri serb akuzoi palën kosovare, Presidentin Thaçi dhe Kryeministrin Mustafa, se kanë prishur marrëveshjen për mosdhënjen e deklaratave pas takimit në Bruksel ndonëse këtë marrvëshje së pari e kishte prishur shefi i tij, Presidenti serb Nikoliq.

Reagimi i palës kosovare kishte pasuar një mori të shkrimeve të mediave serbe për gjoja “përgaditje për luftë të shqiptarëve” dhe pas shkrimeve për “gatishmërinë e plotë luftarake te xhandarmërisë serbe në kufi me Kosovën”.

Exit mobile version