Site icon Prishtinapress

“Birra, mish e fanta, pa maska e në ambient të mbyllur” – Shoferi i Agim Veliut dhe Inspektori komunal shkelin masat anti-Covid-19

Dritro Agushi, shofer i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Xhevat Avdiu – Inspektor në Komunën e Podujevës, të shoqëruar nga disa simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë shkelur vendimet e institucioneve vendore për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Në ambient të mbyllur, me mish, birra e fanta përpara, kanë publikuar fotografi në rrjete sociale.

Publikimin e kësaj ndeje në kohë pandemie, e ka bërë Inspektori i Komunës së Podujevës, Xhevat Avdiu, të cilit i mjaftuan gjashtë për të kuptuar veprimin e tij, duke e fshirë fotografinë nga rrjeti social “Facebook”.

GazetaBlic ka siguruar fotografinë e publikuar nga njerëzit e afërm të Agim Veliut, gjatë ndejës së tyre në kohë pandemie.

Ministria e Punëve të Brendshme, në të cilën Dritro Agushi punon si shofer i ministrit, kohëve të fundit ka ndarë dënime për qytetarët e vendit, nën arsyetimin “se nuk po i vendosin maskat siç duhet”.

Këto dënime janë shqiptuar nga Policia e Kosovës, institucion i cili është në kuadër të MPB-së.

Këso lloj skeljesh në kohë pandemie janë bërë ditë më parë nga zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Para disa ditësh në një ndejë në kohë pandemie ku kishin marrë pjesë Sami Lushtaku, Uran Ismaili dhe disa zyrtarë tjerë të PDK-së.

Exit mobile version