Site icon Prishtinapress

Bill Clinton dhe Madeleine Albright vizitojnë Kosovën në 20 vjetorin e çlirimit

Në përvjetorin e 20-të të çlirimit dhe hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë pritet të marrin pjesë personalitete të ndryshme nga e gjithë bota.

Sipas burimeve të Indeksonline në këtë përvjetor jubilar do të marrë pjesë edhe ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Bill Clinton. Gjatë vitit 1999 ShBA në krye me ish-Presidentin Clinton kanë qenë akterët kryesor në vendimin për bombardimin e ish-Jugosllavisë nga Aleanca Veriatlantike NATO që atëbotë udhëhiqej nga gjenerali i famshëm amerikan Wesley Clark.

Përveç ish-Presidentit Clinton në ditën e çlirimit të Kosovës më 12 qershor pritet të jetw edhe ish sekretarja e ShBA-së Madeline Albright .
Në kohën e intervenimit dhe të çlirimit të Kosovës, zonja Albright ishte sekretare e shtetit dhe zyrtarja kryesore amerikane që i dha shtytje fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.

Kjo është hera e katërt që Bill Clinton po e viziton Kosovën,ish-Presidenti Amerikan për herë të fundit e kishte vizituar Kosovën para 10 viteve, më 1 nëntor 2009 ku ishte pritur në mënyrë madhështore nga institucionet dhe qytetarët e Kosovës. Po atë ditë ishte përuruar edhe shtatorja e tij në bulevardin Bill Clinton në kryeqytetin e Kosovës.

Exit mobile version