8.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

BIK del me njoftim zyrtar për pagesat e trajtimit mjekësor të Taunita Hoxhës, nuk duhen më para

Kryesia e Bashkësisë Islame ka dalur me njoftim zyrtar për iniciativën që ka marrë për financimin e mjekimit të Taunita Hoxhës, zonjës e cila i aksidentua pak ditë më parë në Prishtinë.

BIK njofton se nuk ka kërkuar fare pare për shërimin e zonjës në fjale dhe se paratë e siguruara janë në bazë të memorandumit që ka Kryesia e BIK me Drejtorinë e Vakëfeve të Turqisë për trajtimin e pacientëve kosovarë.

“Kryesia e BI të Kosovës njofton opinionin e gjerë se dje ka dërguar për mjekim e trajtim adekuat mjekësor znj.Taunita Hoxha, e aksidentuar ditë më parë në Prishtinë.

Mirëpo, gjatë ditës së djeshëm dhe të sotme Kryesia e BI ka marr vesh që subjekte e individ të ndryshëm kanë grumbulluar mjete financiare për shërimin e zonjës në fjalë, madje sipas disa dëshmive të marra nga terreni individ të ndryshëm vazhdojnë ende me grumbullimin e mjeteve.

Me këtë rast për hir të së vërtetës njoftojmë opinion e gjerë se Kryesia e BIK në asnjë rast e asnjë rrethanë nuk ka kërkuar mjete financiare për mjekimin e saj, si dhe nuk ka asnjë lidhje me aksionet që janë organizuar e vazhdojnë ende të mbledhin mjete financiare gjoja për mjekimin e zonjës Taunita Hoxha jashtë vendit.

E ritheksojmë se trajtimin mjekësor për zonjën Taunita Hoxha, siç e kemi thënë edhe dje në njoftimin tonë, e kemi realizuar në bazë të memorandumit që ka Kryesia e BIK me Drejtorinë e Vakëfeve të Turqisë për trajtimin e pacientëve kosovarë, për të cilët nuk ka mundësi trajtimi e mjekimi në klinikat tona” thuhet në njoftimin e BIK.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles