Site icon Prishtinapress

Bie numri i rasteve të gripit në Kosovë

Përmes një komunikate për media, IKSHP-ja ka njoftuar se gjatë javës së parë të vitit 2017 në Kosovë janë raportuar 1,566 raste të gripit, që paraqet rënie prej 30.3 për qind krahasuar me javën e kaluar.

“Aktualisht, situata epidemiologjike e gripit shënon rënie në tërë territorin e Republikës së Kosovës, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë mundësia e befasisë ekziston”.

“Vala e gripit në territorin e Kosovës nuk ka pasur intensitet të lartë epidemik, ku njëri nga ndikuesit kryesor përveç masave parandaluese ka qenë vaksinimi me kohë gjatë muajve tetor dhe nëntor i të gjitha grupeve të rrezikut”, thuhet në komunikatën për media lëshuar nga IKSHP-ja.

Viruset sezonale të përhapura në masë të madhe në Kosovë, u vlerësua se ishin shkaktuar edhe nga ambienti i ndotur në Kosovë.

Cilësia e ajrit në Kosovë, javëve të fundit, kishte shqetësuar dhe alarmuar qytetarët, por edhe institucionet kompetente.

Pikërisht për këtë çështje, ditë më parë Qeveria e Kosovës ka miratuar “Planin e Masave për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe gjendjes së mjedisit”.

Exit mobile version