Site icon Prishtinapress

Bie numri i rasteve me COVID-19, sot konfirmohen 194 raste pozitive – humbin jetën 4 qytetarë

Në 24 orët e fundit, janë konfirmuar edhe 194 raste të reja pozitive me COVID-19.

Kështu bëri të ditur, në një konferencë për media drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani.

“Gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 449 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 194 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 7,846,  nga 35, 570 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 196 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, tha Ramadani.

Ramadani bëri të ditur po ashtu se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar edhe 138 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri sot ka arritur në 4,267, kurse numri i rasteve aktive me virus në vend është 3,383.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 81 raste, komuna Podujevë 17 raste, Prizren 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna, Gjakovë 12 raste, komuna Vushtrri 8 raste,
komuna Drenas 7 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste,
komuna Ferizaj 3 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë, Rahovec dhe Zubin Potok.

Exit mobile version