Site icon Prishtinapress

Biden sheh 4 korrikun si datën kur mund të deklarojë ‘Pavarësinë nga COVID-19’

Joe Biden u ka thënë amerikanëve se ai shpreson që kombi mund të festojë ditën e 4 korrikut edhe si “pavarësi” nga coronavirusi, por paralajmëroi se ai ka nevojë “të gjithë të bëjnë pjesën e tyre”.

Në fjalimin e tij të parë në televizion, i konsideruar një rit presidencial për çdo banor të Zyrës Ovale, Z. Biden tha se po urdhëronte që deri më 1 maj, çdo i rritur të bëhej i kualifikuar për një nga tri vaksinat e aprovuara, përcjell Telegrafi.

Ai tha se ishte gjithashtu me shpresë për të vazhduar përpara me një plan për të hapur shumicën e shkollave për fëmijët nga kopshti në klasën e tetë, brenda 100 ditëve të para të presidencës së tij.

“Një vit më parë ne u goditëm me një virus që u përball me heshtje dhe u përhap pa kontroll. U mohua për ditë, javë, pastaj muaj. Kjo çoi në më shumë vdekje”, citohet të ketë filluar ai fjalimin, duke iu referuar qartë paraardhësit të tij, Donald Trump.

Më vonë, ai tha se kishte nevojë për të gjithë amerikanët që të bënin pjesën e tyre për të luftuar përhapjen e sëmundjes – të vishnin maska, të vaksinoheshin dhe të vazhdonin të respektonin distancën shoqërore.

Ai paralajmëroi se nuk është koha për të hequr dorë nga përpjekjet e tilla, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Nëse i bëjmë të gjitha këto, nëse bëjmë pjesën tonë, ne e bëjmë këtë së bashku, deri më 4 korrik, ka një mundësi të mirë që ju, familjet dhe miqtë tuaj të jenë në gjendje të bëheni bashkë në oborrin e shtëpisë tuaj, ose në lagjen tuaj, dhe të keni një gatim dhe një Barbecue dhe festoni Ditën e Pavarësisë”, ka shtuar ai.

“Kjo nuk do të thotë ngjarje të mëdha, me shumë njerëz së bashku, por do të thotë që grupe të vogla do të jenë në gjendje të bëhen bashkë. Pas këtij viti të gjatë të vështirë që do ta bëjë këtë Ditë të Pavarësisë diçka vërtet të veçantë, ku ne jo vetëm që shënojmë pavarësinë tonë si komb, por ne fillojmë të shënojmë pavarësinë tonë nga ky virus”.

Fjalimi i z. Biden, me fjalë “të errëta dhe shpresëdhënëse”, dhe që zgjati 24 minuta, erdhën ndërsa kombi iu afrua 30 milionë infeksioneve dhe 530,000 vdekjeve nga COVID-19.

“Unë premtoj se do të bëj gjithçka që kam në dorë. Unë nuk do të ndalem derisa ta mundim këtë virus. Por unë kam nevojë për ju. Populli amerikan, kam nevojë për ju, kam nevojë që çdo amerikan të bëjë pjesën e tij. Kjo nuk është hiperbolë, kam nevojë për ju”.

Exit mobile version