Site icon Prishtinapress

Biblioteka Kombëtare ndriçohet për Ditën e Evropës

Me rastin e shënimit të Ditës së Evropës, kupolat e Bibliotekën Kombëtare të Kosovës sonte janë ndezur në ngjyrat kaltër-verdh.

“Për të shënuar #DitëneEvropës2021, po ndriçojmë në të kaltër dhe verdh monumentin më të njohur në Kosovë, Bibliotekën Kombëtare. Urime Dita e Evropës”, thuhet në një postim të BE-së në Kosovë.

Ndryshe, në një video-adresim me rastin e shënimit të kësaj dite, ambasadori i BE-së në Prishtinë Tomas Szunyog tha se BE-ja do të vazhdojë të jetë partneri më i afërt i Kosovës dhe se kjo e fundit e ka të ardhmen e saj në Bashkimin Evropian.

Exit mobile version