Site icon Prishtinapress

Betohen anëtarët e rinj të KQZ-së

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka kompletuar përbërjen e re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas propozimeve të Grupeve Parlamentare dhe të partive politike parlamentare të komuniteteve të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, sot e kanë dhanë betimin para presidentit Thaçi.

“Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sot e dhanë betimin se do t’i kryejnë në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme, profesionale dhe të ndërgjegjshme të gjitha detyrat e tyre”, ka thënë presidenti Thaçi.

Këta janë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror Zgjedhor, të cilët dhanë betimin para presidentit Thaçi:

1. Sami Kurteshi, VV

2. Alim Rama, VV

3. Sami Hamiti, LDK

4. Arianit Elshani, PDK

5. Ibrahim Selmanaj, AAK

6. Nenad Rikalo, Iniciativa Qytetare Lista Serbe

7. Eshref Vishi, Koalicioni Nisma-AKR-PD

8. Cemailj Kurtisi, Koalicioni VAKAT

9. Rifat Krasnic, KDTP

10. Artan Asllani, PAI

Exit mobile version