Sulmuesi i Kosovës, Besart Berisha po vazhdon të tregojë se është njëri nga lojtarët më të mirë që kanë luajtur ndonjëherë në kampionatin australian, A-League.
Western United është mposhtur në shtëpi nga Adelaide United me rezultat të ngushtë 4-3 në takimin e vlefshëm për javën e 16-të.
Edhe përkundër humbjes, kjo ndeshje ishte pozitive në nivelin individual për sulmuesin prishtinas, Besart Berisha.
We went down 4-3 to Adelaide at VU Whitten Oval. Report: https://t.co/zUJviVaxuA #WUNvADL pic.twitter.com/A1fN0Abkfr
— Western United FC (@wufcofficial) January 26, 2020
Berisha arriti t’i shënojë dy gola në këtë takim, ku i pari erdhi në minutën e 12-të për barazimin 1-1, ndërsa në minutën e 43-të shënoi për rezultatin 2-3.
🎯 Berisha's goal in his 200th. #WUNvADL #Bes200 pic.twitter.com/1MhOjlZdjV
— Western United FC (@wufcofficial) January 26, 2020
Kjo ishte ndeshja e 200-të e Berishës në A-League, ndërsa ka të shënuar mbi 125 gola në këtë kampionat, duke qenë shënuesi më i mirë në histori.
Këtë sezon, sulmuesi i Kosovës ka plot 11 gola apo tri më pak se lideri i golashënuesve.
Goal number 2⃣ from Bes 🔥 #WUNvADL #Bes200 pic.twitter.com/WTpANShTRY
— Western United FC (@wufcofficial) January 26, 2020