Site icon Prishtinapress

Berisha thotë se Rama u frikësua në Prishtinë (Video)

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka komentuar vizitën e kryeministrit aktual Edi Rama në Prishtinë, duke thënë se i pari i qeverisë shqiptare ishte frikësuar gjatë vizitës në kryeqytetin e Kosovës.

Berisha është marrë me eskortën e Ramës në Prishtinë, në ditën kur kryeministri shqiptar u takua me zyrtarë të AAK-së e me kryeministrin Isa Mustafa.

“Zhgënjim i madh i mediave dhe qytetarëve të Kosovës. Rama i tmerruar nga vizita në Prishtinë. Shoqërohet nga një eskortë me 17 makina shumica të blinduara.

Ky është burracak!”, ka shkruar ai në Facebook.

Exit mobile version