Site icon Prishtinapress

Beqiri: Muri është “kryer” në Kuvend, nuk janë të nevojshme takimet e tilla

Takimi i mbajtur sot në mes tri objekteve opozitare (Vetëvendosje, AAK dhe NISMA), është thirrur nga Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, për të diskutuar për moszbatueshmërinë e rezolutës së Kuvendin për rrëzimin e murit.

Në këtë takim të ftuar ishin edhe përfaqësuesit e pozitës, por të njëjtit nuk janë parë në këtë takim.

Ndërsa i kontaktuar nga Indeksonline, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka bërë të ditur se nuk ishte bojkot, mos prania e tij në këtë takim, por që sipas tij fjalët e nevojshme tashmë janë thënë.

“Së pari nuk është punë bojkoti, duhet një gjë të sqarohet, Kuvendi e ka thënë fjalën e vetë. Edhe tash po e përsëris ai muri është i papranueshëm, është muri ilegal dhe ne presim që organet kompetente të kryejnë punën e tyre, organet përgjegjëse që janë dhe thjeshtë edhe njëherë po e them Kuvendi e ka kry obligimin e vetë, e ka bë një rezolutë dhe tani organet duhet vepruar”, ka thënë Beqiri.

Sipas këtij të fundit zgjidhja në lidhje me rrënimin e murit do të bëhet së shpejti, edhe pse nuk mund të afatizohet nga ai.

“Por kjo çështje donë zgjidhe dhe ne besojmë që zgjidhja do të bëhet së shpejti, unë nuk mund të afatizojë këtë dhe organet kompetente duhet me e kry obligimet e tyre dhe përgjegjësitë që kanë dhe nuk shohim asnjë arsye që kjo të jetë çështje e debatit më në Kuvend sepse ne kemi të njëjtin qëndrim pra nuk ka ndryshuar dhe deshëm apo s’deshëm kjo po shndërrohet si pjesë e lojërave politike pse jo tash, sikur dikush mezi s’po pret në këtë rast me dështuar diku ose mos me mund me e realizuar diçka që ja kemi shtruar vetes megjithatë kjo punë besojmë që do të gjejë rrugëzgjidhje dhe duhet të ceket që përfaqësuesit tanë shtetërore e kanë thënë vendimin që ai muri është i papranueshëm, i padrejtë dhe duhet të rrënohet”, ka shtuar Beqiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së ka shtuar gjithashtu se takimi nuk ka qenë i nevojshëm sepse nuk ka më çfarë të thuhet në Kuvend apo në takime të tilla , pasi janë thënë qëndrimin e tyre dhe ato nuk kanë por që janë duke pritur që organet përgjegjëse të kryejnë punën e tyre.

“Nuk duam të çelim tema në kuptimin e asaj që përsëri të flasim për të njëjtën gjë e të bimë përsëri në një konkludim që duhet të heqet muri derisa pritet vetëm veprimi i organeve që janë përgjegjëse. Ne të gjithë kemi qenë të interesuar dhe jemi të interesuar që në afatin e menduar dhe të kërkuar nga Kuvendi që të realizohet nuk është dhënë por kjo nuk do të thotë heqje dorë nga ajo që kemi marrë si qëndrim, dhe tash organet presim që të kryejnë obligimin e tyre”, ka thënë Beqiri.

Po ashtu Beqiri ka shtuar se rreth çështjes së muri si edhe për shumë çështje të tjera nevojitet përkrahja e BE-së dhe SHBA-së.

“Nuk po them se çështja e murit duhet të jetë pjesë e bisedave, se nuk mendoj që do të duhej të ishte pjesë e bisedave të dialogut por ne presim mbështetje, përkrahje nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian edhe të SHBA-ve sepse ne nuk duhet të bëhemi dhe të shtiremi se nuk është çështje politike, sepse është pikërisht çështje e tillë ngritja e murit, nga ana e serbëve në këtë rast dhe ne presim mbështetje që me vendimet tona si organe të pavarura, shtetërore që kjo gjë të kryhet dh të bëhet rrënimi i murit”, ka thënë ai.

Shefi i GP të LDK-së njashtu ka thënë se provokimet e fundit të Serbisë sikur po përdoren për interesa politike në vend.

“Sikurse që kemi treguar seriozitetin dhe vendosmërinë në rastin e trenit sepse ju e dini se si është bërë, nuk është bërë në formë pozitive që të thuhet se është bërë mire me ndalimin e tij por të mos them sikur dikush ka pas dëshirë që të mos bëhet edhe ajo dhe pastaj të shfrytëzohet për qëllime të tjera. Nuk dua të fajësojë askënd por shihet që presionet dhe provokimet nga Serbia janë në forma të ndryshme dhe deshëm apo s’deshëm duhet të mbështetemi në forcat tona por edhe t ë atyre që na përkrahin në shtetëndërtimin e Kosovës. Kushdo që mendon se mundemi edhe pa këtë përkrahje nuk mendoj se e thotë të vërtetë”, ka përfunduar Beqiri.

Exit mobile version