16.9 C
New York
Sunday, October 6, 2024

Buy now

spot_img

Beogradi, dosje sekrete kundër Ramushit: “Akuza shtesë” dhe “dëshmitarë surprizë”!

Serbia dërgon letrat shtesë në Francë për të ekstraduar Ramush Haradinajn në Beograd. Është agjencia serbe Tanjug që bën të ditur se Ministria e Drejtësisë serbe ka dërguar një mal me dosje të përkthyera në frëngjisht dhe që kanë të bëjnë me akuza që nuk janë shqyrtuar nga Haga e cila e ka shpallur të pafajshëm Haradinajn.

Qeveria serbe i mban sekret letrat dhe i kërkon Francës që ta ruajë sekretin deri në gjykim, nga frika se mos kërcënohen dëshmitarët.

Haradinaj u arrestua të mërkurën e kaluar në aeroportin e Basel-Mulhouse, nga policia franceze, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet e Beogradit në vitin 2004 dhe që prej asaj dite mbahet në gjendje burgimi.

Krimet në fjalë, sipas autoriteteve serbe, janë kryer ndaj popullatës civile në zonën e Dukagjinit, që ishte nën përgjegjësinë e Haradinajt. /tesheshi.com/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles