8.5 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Belgjika ka përqindjen më të lartë të vdekjeve në botë nga COVID-19, ka tejkaluar Italinë dhe Britaninë e Madhe

Belgjika ka përqindjen më të madhe të vdekjeve në botë nga COVID-19, ka tejkaluar Italinë dhe Britaninë e Madhe

Belgjika ka përqindjen më të madhe të vdekjeve në botë nga COVID-19, që sipas analizës së Universitetit amerikan John Hopkins, është 13.4 për qind, e një prej arsyeve është situata dramatike në shtëpitë e pleqve.

Andrew Preson nga Universiteti Bath, thotë se përqindja e vdekjeve në përgjithësi është më e lartë në popullsinë me numrin më të madh të moshuarve dhe atyre me sëmundje kronike, transmeton Telegrafi.

Përqindjes së madhe të vdekjeve në Belgjikë i ka kontribuar virusi që është përhapur në masë të madhe në shtëpitë e pleqve, ku banorët dhe punonjësit e tyre përbëjnë afro 45 për qind të numrit të përgjithshëm të rasteve të vdekjeve.

Dr Peter Drobac nga Universiteti i Oksfordit, thotë se një trend i ngjashëm është shënuar në Francë dhe Britani të Madhe.

“Prioritet në Belgjikë dhe vendet e tjera duhet të jetë ky fakt për të cilin duhet pasur shumë kujdes”, shtoi Drobac.

Siç raporton Newsweek, Belgjika bazuar në këto parametra ka tejkaluar Italinë, ku në këtë vend përqindja e vdekjeve shkon në 13 – kurse në Britani të Madhe në 12.8 për qind.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles