8.5 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Bekim Jashari tregon pseudonimet me të cilët i thërrisnin Adem e Hamëz Jasharin gjatë luftës

Pikërisht sot u bën 22 vjet nga rënia heroike e Komandant Adem Jashari-t, familjes së tij e Jasharëve të tjerë.

Çdo përvjetor që kalon Jasharajt vazhdojnë ta bëjnë edhe më të lavdishme historinë e kombit tonë.

Prekazi u rrethua nga ushtria serbe, ku edhe humbën jetën shumë familjarë, historia e të cilëve do të kujtohen nga çdo gjeneratë e ardhshme.

Ndër të paktët që mbetën gjallë asokohe është edhe i pari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Djali i heroit, Hamzë Jashari ka treguar sonte se bisedën  fundit me babain e kishte tri ditë para sulmit që ndodhi në Prekaz nga forcat serbe.

Në TV-Dukagjini ai tregoi gjithashtu se gjatë kohës së luftës ishin munduar që të përdornin pseudonime për familjarët edhe kur bëhej fjalë për armë, por edhe në biseda tjera.

“Pseudonime ka pas edhe babai, Hamza të cilin të gjithë familjarët e njihnin si Dyl Mehmeti, sepse është marrë edhe me aktrim e këndim. Pra rolin  Dyl Mehmetit. Pra kur thërrisnin familjarët pyesnin a është Dyli aty. Këtë emër sot e mban djali i Besartës, Dyli”, tha Jashari, shkruan Indeksonline.

Ai gjithashtu theksoi se një pseudonim të ngjashëm e pati edhe Komandanti Adem Jashari, axha i Bekim Jasharit.

“Axha Ademi e ka pas pseudonim, Syla për shkak të fizionomisë e mustaqeve të mëdha, si  Sylejman Vokshi”, shtoi ai.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles