Site icon Prishtinapress

Bekim Jashari: Thaçit ia propozova në vitin 2008 idenë për Tribunalin ndërkombëtar

Në vitin 2008 Bekim Jashari i kishte propozuar presidentit aktual, Hashim Thacit, që në atë kohë ishte kryeministër i vendit, idenë për formimin e Tribunalit ndërkombëtar për krimet serbe.

Bekim Jashari, aktualisht kryetar i komunës së Skenderajt, i ka thënë Ekonomia Online, se propozimin për këtë gjykatë e kishte dhënë qysh në vitin kur Kosova shpalli pavarësinë.

Ndonëse nuk komenton a morri përkrahje jo për idenë ai i referohet një fjale të urtë popullore “më mirë se kurrë”.

“Është një thënieje e popullit ‘më vonë se kurrë’. Këtë iniciativë e kam kërkuar  nga presidenti aktual, në kohën sa ishte kryeministër zotëri Hashim Thaçit, në mars të viti 2008 që të merr masa për krijimin e gjykatës për krime lufte”, thotë Jashari.

Ai potencon se të gjitha vendet që kanë pasur luftë kanë krijuar gjykata për krimet e luftës. Sipas tij, duhet të gjykohet e të dënohet a përjashtim të gjithë ata që kanë bërë krime, pa marrë parasysh a janë vendës apo jo.

“Sepse çdo vend që ka pas luftë në botë ka nevojë për gjykatën për krime të luftës që t’i gjykojë të gjithë ata që kanë bërë krime kush do qofshin vendës apo jo vendës”.

Jashari pret që ideja e tanishme e kreut të Kuvendit, Kadri Veseli për formimin e një Tribunali për krimet serbe në Kosovë, të mos-stërzgjatet, por të shkohet me procedura të përshpejtuar.

“Shpresoj që kjo të mos stërzgjatet të shkojë në procedura të shpejta dhe thash më mirë vonë se kurrë, kjo është e domosdoshme”.

Jashari thotë se humbja që ka përjetuar familja e tij dhe familjet e tjera në vend, por edhe cdo qytetarë i Kosovës do të shpaguhej vetëm nëse do të ketë drejtësi dhe do të dënohen ata që kryen krime, raporton Ekonomia Online.

“Edhe ne edhe të gjithë ata që kanë përjetuar apo kanë vuajtur, por edhe ai që nuk e ka vuajtur si qytetar i këtij vendi pret që të ketë drejtësi”.

Exit mobile version