Site icon Prishtinapress

Bekim Jashari, priti në takim përfaqësues nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, priti në takim Drejtorin, Ramiz Krasniqi, së bashku me kryeinspektorin, Fatmir Gërguri, të dy nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunim të ndërsjelltë për ndalimin e operimeve ilegale në Komunën e Skënderajt.
Kryetari Jashari, shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit.

Në fund, e nderuan Kryetarin Jashari me një dhuratë simbolike, simbol i resurseve të Kosovës.

 

Exit mobile version