Sonte në Shtëpinë e Kulturës në Runik është dhënë performanca ” #Shkrepëtima” e artistit Petrit Halilaj.
Këtë performancë e ka lavdëruar edhe kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.
“U deshën 20 vite pas çlirimit që të pritet, për këtë që ndodhi sonte në Runik.
Gjithmonë do t’a kesh mbështetjen time PETRIT HALILAJ #Suksese”, ka shkruar kryetari Jashari në Facebook.
Ndryshe, #Shkrepëtima është performancë e ideuar dhe drejtuar nga artisti Petrit Halilaj që ka përfshirë mbi 30 aktorë dhe muzikantë. Kjo ngjarje ndodhi para rrënojave të Shtëpisë së Kulturës në Runik (Skenderaj), dhe është ndërhyrja e parë e këtij niveli nga Halilaj në një hapësirë publike.
Skena është animuar nga skulptura lëvizëse, tinguj, projeksione të dritave dhe një skenografi e jashtëzakonshme e krijuar prej Halilajt nga rrënojat e ndërtesës dhe e inspiruar nga kujtimet kolektive të qytetarëve të Runikut.
Shkrepëtima ka risjellë fragmente nga disa prej dramave më të njohura shqiptare që janë performuar në teatrin e këtij objekti gjatë viteve të ‘80-ta.
Performuesit:
Donikë Ahmeti
Edlir Gashi
Tristan Halilaj
Rrezarta Haziraj
Qendresa Kajtazi
Bislim Muçaj
Behie A. Murtezi
Agnes Nokshiqi
Ermal Sadiku
Edon Shileku
Alketa Sylaj