Site icon Prishtinapress

Bekim Jashari nuk ndalet me rrënimin e objekteve akuzon ish-qeverisjen

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari nuk ndalet edhe sot ka vazhduar me rrënime, sot ka rrënuar një objekt te ndërtuar ne hapësirë publike.

Në funksion të zbatimit të vendimit të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Ambientit të Komunës së Skenderajt, për lirim të hapësirave publike, dhe mbi parimet e kryetarit z.Bekim Jashari, për transparencë të plotë, llogaridhënie dhe sundim të ligjit, sot Drejtoria e Inspektorit ka zbatuar vendimin për rrënim të një pjese të objektit, përkatësisht terasës së restoranit “Prima”, në rrugën “28 Nëntori”.

Për terasën e biznesit në fjalë, ka pas vendim të jashtëligjshëm nga qeverisja e kaluar.

Pronarit në fjalë i është lejuar vetëm ceradë-mbulesë për terasë me dimensione të caktuara, por jo edhe të bëjë ndërtim metalik.

Me këtë rast, Drejtoria e Urbanizmit ka shfuqizuar vendimin për leje të përkohshme që i është lëshuar pronarit, e të cilit Drejtoria e Inspektoratit më 31 maj të këtij viti ia ka dërguar vendimin për vetë-rrënim në afat prej 15 ditësh, por ky vendim nuk është zbatuar nga pronari i Restaurantit “Prima”, gjë që ka detyruar Inspektoratin të rrënojë terasën – aneksin e objektit.

Aksioni i sotëm është zhvilluar pa asnjë problem, duke falënderuar edhe Policinë e Kosovës për bashkëpunim të shkëlqyer.

Komuna e Skenderajt, nën udhëheqjen e kryetarit Jashari, po vazhdon të vendos rregulla të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, sa i përket shfrytëzimit të përkohshëm të hapësirave publike, me qëllim të realizimit të projekteve zhvillimore e urbanistike në interesin e përgjithshëm qytetar si dhe krijimit të hapësirave publike.

Exit mobile version