4.6 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Bekim Jashari flet për herë të parë, tregon pse u prishën me Hashim Thaçin

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari  ka folur rreth raportimeve për prishjen e ish-presidentit, Hashim Thaçit me familjen Jasharaj.

Jashari thotë se arsyeja e prishjes së raporteve me Hashim Thaçin është mos sinqeriteti dhe jo burrëria e tij me djalin e Adem Jasharit, Lulëzimin.

“Ne i kemi thënë hapur troq jepni tendera kujt të doni e mos thoni pastaj familja Jashari. Ka pas debat pikërisht un edhe Luli i Baces Adem me Hashimin në kohën kur është menaxhu kompleksi nga Ministria e Ambientit. Ka pas zana jo kështu jo ashtu. Luli i ka thon troq: mua nuk më intereson kush e merr, por në momentin që une e nij që këtu lypni 10 përqindsha haraq firmave në qet vend, mbi gjakun e tyne, harrone që ka me ju shkel këmba në Prekaz”, tha Jashari.

Ai thotë se ka edhe disa tema të tjera që nuk dëshiron t’i bëj publike. Madje thotë se nuk dëshiron të flasë në kohën kur Thaçi është në Hagë.

“Pastaj ka pas disa të tjerë që nuk dua t’i bëj publike. Ka të bëjë me mos sinqeriteti dhe joburrënia tamon në direkt me Lulin. Tash në kohë kur ai është në Hagë nuk muna me fol diqka të ligë. Burrënia është kur të thom gjithmonë PO PO edhe në fund del JO”, ka thënë Jashari në Debat Plus.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles