Site icon Prishtinapress

Bekim Haxhiu: Kurti të mbledh mend nëse dëshiron të ketë përkrahjen e opozitës

Deputeti nga radhët e PDK-së Bekim Haxhiu, në Imazhin e Ditës të RTK-së ka folur në lidhje me situatën e sotme.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit që nëse dëshiron të ketë edhe mbështetjen e opozitës të bashkëpunoj me ta.

“Kurti duhet të mbledh mend nëse dëshiron të ketë përkrahjen e opozitës”, ka thënë Haxhiu.

Ai ka treguar edhe për vaksinat dhe kontaktet që ai i ka ofruar Ministrisë së Shëndetësisë.

Haxhiu ka thënë se përkundër që iu ka ofruar të gjitha kontaktet me kompani të ndryshme, deri më tani nuk ka pasur asnjë lëvizje nga ana e qeverisë dhe ministrit Arben Vitia, të cilët sipas tij asnjë email apo diçka të ngjashme nuk e kanë nisur drejtë atyre kontakteve që ai i ka ofruar.

Exit mobile version