Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, me rastin e shënimit të 75 vjetorit të Konferencës së Bujanit, në të cilën u morën vendime të rëndësishme për popullin shqiptar, ka kujtuar delegatin nga Drenica në këtë Konferencë, Halil Haxhinë, shkruan PrishtinaPress.eu. “Një nga ata që e ngritën zërin në Konferencën e Bujanit për vetvendosje dhe bashkim me Shqipërinë, ishte pjestari i familjes tonë Halil Haxhija nga Terrnavci i Skenderajt, delegat nga Drenica në Konferencën e Bujanit”, ka shkruar deputeti Haxhiu.
Deputeti Bekim Haxhiu e ka përshkruar delegatit Halil Haxhija si një patriot, atdhetar, intelektual dhe prijës i luftës për liri dhe bashkim kombëtar por që i njejti ishte ekzekutuar nga pushteti serbo-jugosllav dhe siç shkruan ai, në mbashkpunim me servilët shqiptarë si Ali Shukria i cili kishte dorë të drejpërdrejtë në ekzekutimin e Halil Haxhisë.
Deputeti Haxhiu në profilin e tij në facebook ka treguar se e ka siguruar fjalimin e Halil Haxhisë në mbledhjen e Konferencës së Bujanit dhe të njejtin e ka prezentuar.
Lexoni shkrimin e plotë të deputetit Bekim Haxhiu:
Në shënim të 75 vjetori të Konferencës së Bujanit, në të cilën u morën vendime të rëndësishme për popullin shqiptar, dua të kujtoj Halil Haxhinë delegatin e Drenicës në këtë Konferencë.
Në Konferencën e Bujanit përmes një Rezolute, Kosovës i njihet e drejta për vetvendosje dhe bashkim me Shqipërinë.
Në Konferencën e Bujanit përmes një Rezolute, Kosovës i njihet e drejta për vetvendosje dhe bashkim me Shqipërinë.
Një nga ata që e ngritën zërin në Konferencën e Bujanit për vetvendosje dhe bashkim me Shqipërinë ishte pjestari i familjes tonë Halil Haxhija nga Terrnavci i Skenderajt, delegat nga Drenica në Konferencën e Bujanit.
Halil Haxhija ishte një patriot, atdhetar, intelektual dhe prijës i luftēs për liri dhe bashkim kombëtarë i cili u ekzekutua nga pushteti serbo-jugosllav në mbashkpunim me servilët shqiptarë si Ali Shukria i cili kishte dorë të drejpërdrejtë në ekzekutimin e Halil Haxhisë.
E kam siguruar fjalimin e Halil Haxhisë në mbledhjen e Bujanit dhe po ua prezantojë:
Kopja origjinal “ Kosova e Rrafshi I Dukagjinit është një krahinë e banueme me shumicë nga populli shqiptar, I cili si gjithmonë , ashtu edhe sot dëshiron me u bashkue me Shqipni. Prandaj e ndiejmë për detyrë me i tregue rrugën e drejtë që duhet me ndjekë populli shqiptar për t’I realizua aspiratat e veta. Ruga e vetme pra që populli i Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit të bashkohet me Shqipni asht lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë kundër okupatorit nazist gjaksuer e rrogtarëve të tij, sepse kjo është e vetmja rrugë për me fitue lirinë, në të cillen të gjith popujt, pra edhe populli shqiptar, do të kenë mundësi me vet-vendosë mbi fatin e tij, me të drejtën e vetvetndosjes deri në shkëputje.
Garanciaja për kët asht Ushtrija Nacional -Clirimtare e Jugosllavisë dhe ushtria Nacional-Clirimtare e Shqipnisë me të cilën ngushtësisht asht e lidhun. Përvec këtyne për kët garantojnë aleatët tonë të mdhejë, Bashkimi Sovjetik, Anglija e Amerika ( Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskes dhe e Teheranit).”
Jam krenar që i takoj familjes të atdhetarit Halil Haxhija me të cilin mburret e gjithë Drenica.Lavdi atdhetarëve dhe dëshmorëve që sakrifikuan jetën për Liri dhe Bashkim Kombëtar./PrishtinaPress.eu
Jam krenar që i takoj familjes të atdhetarit Halil Haxhija me të cilin mburret e gjithë Drenica.Lavdi atdhetarëve dhe dëshmorëve që sakrifikuan jetën për Liri dhe Bashkim Kombëtar./PrishtinaPress.eu
Kopja e originalit: