Site icon Prishtinapress

Bekim Haxhiu kërkon të bëhet publike se sa mishi i prishur ka hyrë në Kosovë para vitit 2016

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kërkuar nga Dogna e Kosovës të bëjë publike shifrat se sa mall kanë hyrë në Kosovë para vitit 2016 nga kompania ‘Viveba’ e Belgjikës.

Kamishi ka falënderuar Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës që e ka identifikuar këtë mall dhe ka nisur hetimet dhe që kanë ndalur tregtinë me këtë kompani e cila thuhet se ka eksportuar 200 mijë kg mish me afat të skaduar, raporton Indeksonline.

“Sipas të dhënave të Belgjikës, 200 mijë kg janë eksportua mish i vjetër që 12 vjet. Dua të falënderoj Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës që ka has në këtë mall të skaduar dhe prej aty kanë nis hetimet në Shtetin e Belgjikës. Po ashtu, falënderoj qeverinë që ka shfaq transparencë,  që e ka bërë të ditur se që nga 2012 nuk ka patur tregti me këtë kompani. Por, kërkoj që të bëhet e ditur se sa mall ka hy para 2016-së” ka thënë Haxhiu.

Exit mobile version