6.7 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Bekë Berisha sërish sfidon të ftohtit, zhytet nën akullin e liqenit të Moknës

Pas videos së postuar ditë më parë duke u larë në rrjedhën me ujë të ftohtë, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka sfiduar edhe ngricat në bjeshkët e Istogut, duke u zhytur në akullin që ka mbuluar liqenin në Bjeshkët e Moknës së Istogut.

Deputeti Berisha ka publikuar në rrjetin social Facebook disa fotografi ku shihet bashkë me një grup shokësh në bjeshkët e Moknës së Istogut duke u zhytur në ujin nën akull.

“Mokna Extreme sports”, ka shkruar Berisha, duke postuar disa foto në Facebook.

Ditë më parë ai ka publikuar një video në llogarinë e tij në Facebook, në të cilën shihet me disa persona tjerë duke u larë në ujë të ftohtë ku temperaturat kanë qenë nën zero gradë.

Berisha më herët ka rrëfyer edhe pjesë nga fëmijëria e tij, gjatë kohës kur ka jetuar në fshatin e lindjes, Saradran të Komunës së Istogut.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles