Site icon Prishtinapress

Bëhet i gjallë Arben Gashi, rreth videos së publikuar ku shihet përplasja në Kuvendin e Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka reaguar pas publikimit të videos ku shihet përplasja në Kuvendin e Kosovës pas mbledhjes në Komisionin për Punë të Jashtme.

“Megjithëse vlerësova se përmes konferencës për medie sqarova pozicionin tim lidhur me ngjarjen në mbledhjen e djeshme të Komisionit për Politikë të Jashtme, publikimi i videos dhe raportimi/interpretimi rreth saj po shoh se kanë shkaktu konfuzion, me thënë minimalisht!”, thotë ai.

“Unë nuk kam qenë i përfshirë në debatin në mbledhjen e komisionit, dhe as në diskutimin pasues në korridor. Në videon e publikuar (shih disa nga imazhet) është më se e qartë që unë kam distancë të madhe fizike me palet debatuese dhe nuk kam në asnjë formë kontakt fizik me deputetin e VV-së – përveç disa sekonda kur unë jam përpjekë me bë distancen fizike në mes të diskutantëve deputet ne korridor.”

“Kërkoj nga media Koha dhe KTV që për korrektësi dhe etikë, ti trajtojne lajmet me profesionalizëm lidhur me këtë çështje, dhe mos të bëhen palë duke shtrembëruar ngjarjen! Për sqarim, unë jam personi me pantolla ngjyre kafe/bezhë.”, përfundon Gashi.

Exit mobile version