Site icon Prishtinapress

Bëhen 22-vjet nga Epopeja e Dukagjinit

Sot mbushen 22 vjet nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan e njohur si Epopeja e Dukagjinit.

Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga Forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin, ndërsa synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme.

Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.

Për shkak të gjendjes në vend me koronavirus, nuk do të ketë aktivitete sikurse herëve tjera që do të përkujtonte këtë betejë.

Exit mobile version