Site icon Prishtinapress

Befason Rron Gjinovci: Jam për zgjedhje të reja, ku ka ma mirë se me dalë edhe një herë

Aktivisti Rron Gjinovci ka thënë se zgjedhjet e reja do të ishin të mirëseardhura. Ai tha se reagime të shumta pas rezultatit të zgjedhjeve erdhen vetëm për shkak se personi më i votuar në vend është grua.

Gjinovci në Pressing të T7 tha se zgjedhjet e reja do ta sqaronin dilemën e 0.5 përqind të votave të cilat ia pamundësuan Lëvizjes Vetëvendosje të arritne 50 përqindshin.

“Jam për zgjedhje të reja, ku ka më mirë se me dalë edhe një herë me votu. Unë jam për me shku edhe një herë në zgjedhje, sqarohet dilemma e 0.5 përqindshit që të çudit”, tha Gjinovci.

Në këto zgjedhje, personi më i votuar ka dalë të jetë kandidatja për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani me 300.788 vota.

Exit mobile version