Site icon Prishtinapress

Befason Jakup Krasniqi, uron Albin Kurtin

Ish- kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka uruar fituesit e zgjedhjeve të 6 tetorit. Ai ka thënë se ajo që ndodhi mbrëmë është fitore e demokracisë:

URIMI PËR ZGJEDHJET!

Urimi i parë sovranit, i cili në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 bëri zgjedhjen për NDRYSHIMIN e qeverisjes së vendit! Kjo është fitore e demokracisë.

Urimi i dytë, LVV-së, e cila doli parti e parë në këto zgjedhje. Natyrshëm urimi edhe për kryetarin e VV-së e kandidatin për kryeministër – Albin Kurtin!

Urimi i tretë është për të majtën e cila për herë të parë doli partia fituese në zgjedhje!

Të shpresojmë se zgjedhja është e duhura! E qytetari të jetë fituesi!

Exit mobile version