8.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

BE nis projekt për forcimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë

– Zyra e Bashkimti Evropian në Kosovë nis projektin për forcimin e efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë.

Qellimi i projektit është të krijoj një sistem kombëtar efektiv i drejtësisë është i rëndësishëm për ruajtjen e vlerave evropiane.

Për më tepër sistemet efektive të drejtësisë luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin e një mjedisi miqësor për investime, rivendosje të besimit, duke siguruar parashikueshmëri më të madhe rregullative dhe rritje të qëndrueshme.

Në mënyrë që të mbështesë forcimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, BE-ja do të nisë zyrtarisht një projekt të ri të Binjakëzimit të premten në Prishtinë.

Projekti zbatohet në partneritet në mes të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Zyrës së Prokurorisë Speciale (PSRK) dhe kolegëve të tyre në Itali dhe Francë: Këshillit të Lartë italian të Gjyqësorit, Ministrinë Italiane të Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë Francez të Gjyqësorit dhe Ministrinë Franceze të Drejtësisë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles