9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

BE: Korrupsioni në Kosovë shumë i përhapur, do të marrë kohë që të ndryshohet kjo dukuri

Korrupsioni mbetet sfidë e madhe në Kosovë dhe kjo dukuri negative po ndikon në jetën e përditshme të qytetarëve. Përderisa korrupsioni është mjaft i madh në Kosovë, do të marrë mjaft kohë që të ndryshohet kjo dukuri.

Kështu u tha sot në tryezën “Projekti kundër krimit ekonomik në Kosovë”, organizuar nga Zyra e BE-së në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, në kuadër të aktiviteteve të shumta që po mbahen në Kosovë me rastin e Javës kundër Korrupsionit.

Riccardo Serri, zëvendës shef i zyrës së BE-së në Kosovë, tha se projekti “PECK II” synon të sjellë Kosovën te nivelet e standardeve evropiane për luftën kundër korrupsionit dhe shpëlarjes së parave.

Serri tha se korrupsioni ndikon te të dyja gjinitë, mirëpo ka argumente se ndikimi është më i madh te burrat, teksa shtoi se ka studime se gratë janë më të ndjeshme ndaj korrupsionit.

Ai foli edhe për vakumin institucional që po e vështirëson punën e BE-së në Kosovë për luftën kundër korrupsionit.

“Lufta kundër korrupsionit duhet me qenë luftë e për çdoditshme, janë institucionet ndërkombëtare dhe ato vendore të cilat janë të përfshira në këtë luftë, por megjithatë nuk ka kurrfarë dëmi, por në fakt ka shumë dobi nëse ia përkushtojmë një debat specifik (një javor) kësaj teme gjatë kësaj jave. Si BE gjatë kësaj jave kemi qenë aktiv dhe ka qenë një javë e vështirë, por edhe situatë e vështirë për shkak të vakumit politik për një kohë të gjatë në Kosovë”, tha Serri.

Ndërsa, Albulena Haxhiu, ish-kryetare e Komisionit parlamentar për Legjislacion, tha se lufta ndaj korrupsionit është përgjegjësi e të dyja gjinive, ndërsa shtoi se në Kosovë ka korrupsion të lartë, por që nuk ka të bëjë me gjininë.

Ajo tha se arsyeja përse Kosova përballet me korrupsion të madh, krim të organizuar, është për shkak që nuk është se ka  pasur vëmendje të plotë për ta luftuar këtë dukuri negative që e ka lënë të pa zhvilluar vendin.

“Zhvillimi ekonomik varet shumë nga lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit për shkak se unë personalisht jam takuar me investitorë të ndryshëm ku kanë ardhur me investuar në Kosovë dhe kërkesa e parë më të cilën janë përballë është haraçi. Edhe nuk kanë pranuar me investuar në Kosovë kanë shkuar ndonjë vend tjetër. Ose tjetra, kur një investitor pyet se sa zgjasin rastet në institucionet e drejtësisë? Nëse ai tash e dinë që një lëndë civile mund me zgjat 6-7 vjet, pa dyshim që nuk ka siguri juridike dhe largohet nga Kosova”, deklaroi Haxhiu.

Shaip Havolli, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsion, tha se edhe femrat janë të involvuara në korrupsion, por me një përqindje më të ulët.

“Megjithatë, edhe femrat nuk janë imun ndaj korrupsionit, pra edhe ato janë të involvuara, por në krahasim me meshkujt përqindja është mjaft e vogël. Ka progres në Kosovë, edhe në aspektin e luftimit dhe parandalimit të korrupsionit edhe për kundër se në raportet e ndryshme Kosovën e qesin keq, si raporti I progresit. Andaj, ka progres në luftën kundër korrupsion”, deklaroi Havolli.

Po ashtu edhe ambasadorja e Suedisë në Kosovë Karin Hernmarck Ahlin tha se Kosova përballet me nepotizëm që është formë korruptive, e që në këtë rast janë të përfshira edhe femrat.

“Në qoftë se ka diçka që shkatërron besimin, ai është korrupsioni I cili e prish themelin e shoqërisë. Edhe në rastin e Kosovës, nepotizmi është korrupsion, kjo është një prej formave më të përhapura të korrupsionit në shoqëri. Nepotizmi është vjedhje e mundësisë. Pse të mundohet një femër e re të studio administratë publike ose ekonomi në qoftë se e dinë që nuk do të ketë qasje dhe mundësi që të angazhohet për shkak të korrupsionit dhe nepotizmit”, tha Ahlin.

Vlora Marmullakaj, udhëheqëse e projektit PECK II, tha se kanë vendosur ta trajtojnë temën e cila ka marrë më pak vëmendje, por e cila për nga ndikimi ka rëndësi të madhe.

“Qëllimi i kësaj tryeze është të bëjmë dritë mbi dimensionin gjinor të korrupsionit, qasjen dhe sa është adresuar kjo temë në strategjitë dhe politikat e qeverisë së Kosovës dhe cilat janë hapat që duhet të ndërmerren në të ardhmen”, tha Marmullakaj

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles