13 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

BE kërkoi dëshmi për luftimin e korrupsionit, kështu i përgjigjet Qeveria

Muaj më parë, Kuvendi i Kosovës përmbushi njërin nga kriteret e vëna nga Bashkimi Evropian, sa i përket procesit të liberalizimit të vizave.

Bëhet fjalë për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, derisa i ka mbetur vetëm edhe një kusht i fundit që ta përmbush, në mënyrë që qytetarët të lëvizin lirshëm në zonën Shëngen, shkruan Indeksonline.

Kështu BE-ja i ka kushtëzuar institucioneve të Kosovës që të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, për çka ka thënë se tani pret dëshmi konkrete që kjo dukuri është luftuar.

Qeveria e Kosovës ka komentuar këtë kërkesë të BE-së, duke thënë se po punohet vazhdimisht në këtë drejtim.

Zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi ka thënë për Indeksonline se shefi i ekzekutivit ka ndërmarr disa nisma për luftimin e korrupsionit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës deri tash ka organizuar një sërë takimesh të nivelit të lartë me të gjitha institucionet përkatëse, në të cilat kanë qenë të përfshira edhe BE dhe ShBA. Në këto takime përveç një pasqyre të qartë të gjendjes në terren është kërkuar edhe angazhim e dinamike e re në punën e institucioneve të vendit për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, ka thënë Gashi.

Madje, sipas saj, përmbushja e kriterit të fundit që iu vë Kosovës, është kërkesë jo vetëm e BE-së por edhe i Qeverisë.

“Kryeministri Haradinaj, gjithmonë e ka thënë që lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionin, nuk është vetëm kërkesë e BE-së, por edhe agjendë çdo ditore e jona, për të mirën e qytetarëve. Gjithashtu ju kujtojmë që ky vit është shpall edhe si vit i sundimit të rendit dhe ligjit dhe kjo cështje është agjendë ditore e Qeverisë”, ka shtuar Gashi.

Kujtojmë se në fillim të majit, një delegacion i Komisionit Evropian kishte vizituar Kosovën për ta vlerësuar progresin e Kosovës në kriterin e mbetur për liberalizimin e vizave me BE-në, përkatësisht luftën kundër korrupsionit dhe të krimit të organizuar. Ndërsa zyrtarë të Komisionit Evropian nuk kanë precizuar se kur do ta bëjnë publik raportin për çështjen e liberalizimit të vizave me Kosovën.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles