Site icon Prishtinapress

BE-ja nesër i dorëzon MSh-së 6 mijë komplete për testim, 90 shtretër spitalorë dhe 67 mijë maska të frymëmarrjes

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova nesër do t’i dorëzojë Ministrisë së Shëndetësisë 6,000 komplete testimi për COVID-19, 90 shtretër spitalorë, mbi 67,000 maska të frymëmarrjes dhe pajisje të tjera mjekësore në mbështetje të sistemit shëndetësor.

“Dërgesa përfshin edhe 350 oksimetra pulsi në gisht dhe 5 defibrilatorë me pacemaker dhe karrocë. Vlera totale e këtij donacioni është rreth 800 mijë euro, dhe është pjesë e ndihmës së BE-së për Kosovën për përballimin e pandemisë COVID-19. Furnizimet u prokuruan përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS)”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version