Site icon Prishtinapress

BE-ja: Kosova ka plotësuar 93 nga 95 kushtet për heqjen e vizave

Shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Natalyia Apostolova, ka deklaruar se liberalizimi i vizave do ta sjell Kosovën më afër Evropës. Gjatë mbledhjes së tretë të përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim, ajo përmendi disa prej kushteve të cilat i ka plotësuar vendi ynë.

“Kosova ka plotësuar 93 nga 95 kushte sa janë si kriter. Në këtë fazë të fundit Kuvendi dhe lidershipi e kanë çelësin. Pra, duhet të gjejnë konsensus nacional që të mundësohet lëvizja e lirë”, ka thënë ajo.

Mirëpo, ajo është rezervuar për pezullimin e dialogut por që beson se çështja e Haradinajt do të qartësohet dhe dialogu do të vazhdoj.

“Ne po punojmë shumë për te përfshire Kosovën në programe te ndryshme si Rasmusen e të tjera që ndihmojnë Kosovën për re pasur qasje në tregun e BE-së”, ka thënë ajo.

Exit mobile version