Site icon Prishtinapress

BAYERN MUNCHEN KRYESON RENDITJEN E FUNDIT PËR KLUBE TË PUBLIKUAR NGA UEFA

Pas luajtjes së raundit të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Europës, është përditësuar edhe renditja e fundit e klubeve, njofton Insajderi.

Komandon gjithnjë fituesi i Champions-it në fuqi, Bayern Munchen, i ndjekur nga gjigantët spanjollë të Realit dhe Barcelonës. Juventusi, skuadra e parë italiane, ka humbur një pozicion dhe zbret nga podi përsëri pas eliminimit nga Porto.

Në vend të pestë renditet Atletico e Madridit, që ka zbritur një pozicion pas eliminimit nga Chelsea. Dhjetë vendet e para kompletohen nga Manchester City, PSG, Manchester United, Liverpool dhe Sevilla. Arsenali, Dortmundi, Chelsea, Tottenhami, Porto, ROMA, Ajax, Shakhtar, Lyon dhe Napoli kompletojnë top 20.

Exit mobile version