19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Baton Haxhiu: Përgjigje kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje

Mbrëmë e shikova një intervistë të Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje. Një përgjigje për gjithë intervistën do ia jap më vonë, por tash dua të deklarohem shkurtimisht për disa gjëra.

Nga pikëpamja e deklaratës së Kryetarit të VV-së nuk do të duhesha të flisja fare. Televizioni im është i të gjithë shikuesve. Edhe i këtij njeriu. Është e kotë të tentohet të bëhet një skandal, sepse ky njeri që nga fillimi ka synuar që me skandale të mbetet në skenë.

Profesionalisht jam i obliguar ta kem ekranin të hapur edhe për të, siç e kam pasur në të kaluarën.

Herën e fundit kur ishte mysafir në Klan Kosova, gjatë fushatës zgjedhore, e kemi pasur një përplasje për shkak të sjelljes së tij të pashije. Nuk dua të tregoj se çfarë i kam thënë.

Për ta neutralizuar skandalin brenda partisë, pra për vetveten, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje nga mbrëmë e ka gjetur një shënjestër për radikalët e çmendur. Mua.

I pafuqishëm, i dobët, herë-herë irracional në rrëfim, ai ka ndërtuar një tregim që ngjan me atë të secilit injorant në kafenetë e këqija provinciale. Aty ku është streha e fundit e horrave. Aty ku, nga mbrëmë, përfaqësohet edhe ai.

E njoh gjatë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, por asnjëherë nuk kam pasur përplasje të madhe direkte. E di që e kishim një letërkëmbim në vitin 2001, për shkak të një gënjeshtre të tij publike, dhe më pas konsideroja se kisha të bëja me një wannabe kryetar të kamufluar.

Kam qenë unë, bashkë me disa miq dhe kolegë, që e kemi shndërruar në person publik më 1997. Dhe për këtë ka faj edhe grupi ynë në Koha. Por, kjo është e kaluar.

Ai nuk më njeh nga afër dhe s’di asgjë për mua. As për familjen dhe as për të kaluarën time. Dhe, pranoj se jam fajtor që e kam ndihmuar një person në imazhin publik për flokët dhe jo për dijen e tij dikur. Sot dijen që e krijuar e ka për rrënim.

Ne mund të jetojmë në epokën e pasvërtetës, por në fund të fundit, asgjë nuk na shpëton nga e vërteta. Qëndrimi për të vërtetën ishte dhe mbetet gjithmonë misioni im.

Profesionin tim nuk ka të bëjë me të qenit neutral, pa pasion, pa qëndrim. Ka të bëjë me qëndrimin për versionin më të mirë të mundshëm të së vërtetës. Në rastin tim, kjo e vërtetë ishte ajo që ka kontribuar në bërjen e shtetit të Kosovës, me aq sa kam mundur, dhe kjo do të kontribuojë edhe në të ardhmen e saj. Këtu fillon dhe përfundon përgjegjësia ime.

Unë nuk jam përgjegjës ndaj politikanëve. Por, ndjehem i obliguar që ta analizoj politikën e tyre që bëjnë. Pra, edhe të Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje. Në këtë drejtim, të gjithë akterët në këtë lojë do të gjykohen gjithmonë sipas kontributit të tyre në të ardhmen e Kosovës. Ndoshta kemi versione të ndryshme të asaj të ardhme. Sepse nuk jam as vrasës, as pengues dhe as pretendues i kalljes së institucioneve.

Sepse është shumë e lehtë të mashtrosh njerezit me zemërim, urrejtje dhe zemërim. Me sulmet brutale, me gënjeshtra, me minimin e të gjitha institucioneve që ende nuk kemi arritur ti perfundojme në këto 10 vite.

Unë e di që në këtë moment ju dhe VV keni nevojë për të gjetur armikun më të madh se sa vetë. Ju keni nevojë për një objektiv të ri për të bërë veten më pak objektiv të gabimeve tuaja. Nga mungesa e vendimeve të lidershipit, të krizës së identitetit të VV, që anetaresia ka nevojë dhe dëshiron në këtë moment të jetë diçka më shumë sesa thjesht një lëvizje anti-pushtet, ju vazhdoni te përdorni ndjenjën popullore vetëm për të sfiduar çdo respekt te tjetrit.
Tani keni njerëz brenda Vetëvendosjes që duan të respektohen.

Ju nuk mund t’i heshtni ata, kështu që ju duhet të krijoni zhurmë më të egër. Ti kryetari i vv me vendimet e reja deshiron të ktheheni në rrënjët tuaja politike, në primitivizëm, në sulm në emër të sulmeve, në manipulim me të vërtetën. Ju duhet ta ndani kombin edhe më shumë, përtej pajtimit, për të thyer lojën në të cilën po humbni fuqinë dhe me këtë e bëni veten përsëri nevojë.

Kështu që ju keni nevojë për mua që të krijoni atë zhurmë të pakuptimtë, pa mëdyshje shume primitive, bazuar në nevojat tuaja dhe jo në fakte. Ju keni nevojë për mua që të jeni ju, pra që ju dëshironi të jeni tani ne beteje e humbur brenda vv.

Por unë nuk kam nevojë për ty. Dhe ju e dini këtë. Unë kam nevojë për politikë përgjegjëse për lojën që nuk ka të bëjë me pozicionet dhe fuqinë e zhveshur, por me të ardhmen dhe dinjitetin e kombit. Ndoshta ju keni disa ide për të ardhmen, por nuk kemi parë shumë dinjitet ne idet qe perfaqesoni.

Siç keni përmendur disa aktorë të së kaluarës, mos harroni se në vitet ’90, unë kam pasur kundërshtarë më të egër, më të fuqishëm dhe më të fuqishëm se ti. Por besova se, siç besoj tani, ajo që kam qëndruar dikur vazhdoi te qëndroi i tille për të ardhmen reale të Kosoves. Ajo ka vlerën dhe fuqinë e vet që është shumë më larg meje, por që unë jam i nderuar të qëndroj në mënyrën modeste që kam ndjekur. Pa marrë parasysh se çfarë është kostoja.

Dhe e rreme është e rreme pa marrë parasysh sa me zë të lartë është.

Nuk është patriotizëm ai, i cili në të vërtetë punon më mirë për ata që nuk kanë interes për nje Kosovë të qëndrueshme dhe të pavarur. Dhe nëse doni të flisni për spiunë, le të flasim për këtë. Kur te doni. I hapim te gjitha letrat dhe te detajet e puneve tona publike. Une nuk fsheh asgje. As nga e kaluara ime, as nga familja, as nga gjyshërit e mi dhe prejardhja ime. Jemi aq larg ne cdo gje, ne te gjitha zhvillimet e epokave, sa nuk krahasohemi dot.

Ju, kryetari i VV. nuk mund të jeni politikan dhe me rebelim te vazhdueshëm pa shkak. Ke hyrë në lojë, dhe qëllimi yt përfundimtar është të fitosh ndeshjen. Por kjo përfshin edhe humbjen. Edhe me peshën e pafuqisë duhet ta durosh dhe nuk te lejohet duke bere lojën e politikanit me petk krimineli. Kështu nuk mund te fitosh betejën për pushtet..

Veçanërisht nëse ajo për të cilën po flisni nuk qëndron në realitet. Kjo mund të funksionojë me afat të shkurtër, por qytetarët e Kosovës jane me mbingarkesë të gënjeshtrave, urrejtjes dhe zemërimit.

Ata duan diçka tjetër. Ata kanë nevojë për diçka tjetër. Dhe unë gjithmonë do të qëndroj për këtë aty qe te bej te mundur deshiren e tyre duke mos fshehur asgje.
Ne Kosove është e patolerueshme perseritja e te njëjtave gabime. Nje vend me kaq vuajtje nuk mund te mbaj politikan kriminel. Dhe politikan me diskurs te Sheshelit. Ai ka vdekur bashke me besimin e genjeshtert qe je munduar te krijosh prej kaq vitesh.

P.S: Per intervisten ne RTK do shkruaj me vone

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles