Site icon Prishtinapress

Bastisje në Prizren, sekuestrohet kallashnikovi

Hetues policorë të Stacionit Policor “Veriu” në Prizren, duke u mbështetur në informacione inteligjente, sot e kanë bastisur një shtëpi në fshatin Landovicë me ç’ rast e kanë sekuestruar një armë automatike të llojit kallashnikov.

I dyshuari është intervistuar në polici dhe pas intervistës me urdhër të prokurorit të shtetit i  njëjti është liruar ndërsa kallëzimi penal do t’i kalojë prokurorisë sipas procedurës së rregullt.

Exit mobile version