Në mëngjesin e sotëm dyshohet se janë bastisur zyrat e administratës dhe prokurimit në Qendrën Klinike Universitare.
Klan Kosova merr vesh se një pjesë të zyrave të administratave në QKUK, u janë ndërruar bravat ku si pasojë punëtorët kishin të pamundur hyrjen për në vendet e tyre të punës.
Policia e Kosovës dhe ekipet e forenzikës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hulumtuar rreth këtij rasti.
Detaje të tjera priten të publikohen së shpejti.