Site icon Prishtinapress

Bashkimi Evropian do të vazhdojë ndërmjetësimin e dialogut

Bashkimi Evropian do të vazhdojë të jetë palë ndërmjetësuese e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, për aq kohë sa edhe do të zgjas ky dialog.

Ky i fundit vazhdon të kritikohet nga opozita e disa analistë në vend , pasi që sipas tyre marrëveshjet e arritura në mes të dyja vendeve nuk po zbatohen.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë, se roli i Bashkimit Evropian, si ndërmjetësuese e dialogut mes të dyja shteteve ka dal si obligim nga Rezoluta e OKB-së, e vitit 2010.

“Mendoj se ata do ta vazhdojnë këtë rol sepse Bashkimi Evropian është i interesuar që të përfshijë vendet e Ballkanit perëndimor në familjen e saj, përkundër sfidave të kohës, dhe dialogu ndërfqinjësor dhe zbatimi i marrëveshjeve janë vënë si kushte për të dyja shtetet”, ka thënë Tahiri.

Kështu mendon edhe profesori i si drejtës ndërkombëtare Afrim Hoti, pasi të dyja shtetet kanë ambicie që të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.

 

Exit mobile version