Bashkëpartiakja tenton t’i dalë në krah Tërmkollit: Ne të duam kështu si je

0
19

Deputetja nga radhët e LDK-së, Besa Gaxheri i ka dalë në mbrojte bashkëpartiakes, Melihate Tërmkolli që u ofendua nga avokati Tomë Gashi gjatë një debati mbrëmë.

Gaxheri publikisht ka thënë se si parti janë krenar për punën, përkushtimin dhe sakrificën që Tërmkolli ka bërë.

“Ne jemi krenare me punen, përkushtimin e sakrificen tuaj, të jemi falenderuese qe tërë jeten tuaj, jeni angazhuar per Kosoven, avokati i studiove televizive, nuk ka kredibilitet të të fyej askend e aq më pak juve.

Ne të duam e të respektojm kështu si je”, ka shkruar ajo.

Në fund të shkrimi të saj në Facebook, Gaxherri i thotë Tërmkollit se duan dhe e respektojnë ashtu siç është.

Ky është shkrimi i saj:

Image