4.1 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Basha: Vendimi im i parë si kryeministër do të jetë heqja e taksës në Rrugën e Kombit

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti, ka thënë se pas zgjedhjes së tij si kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, vendimi i parë që do të ndërmerr do të jetë heqja e taksës dhe traut në Rrugën e Kombit.

“Ky është Vendim i padrejtë që rëndon në ekonominë e Kosovës dhe Shqipërisë dhe ngadalëson shkëmbimin ekonomik dhe shanset për bashkërendim të faktorëve ekonomik mes dy vendeve tona”, ka thënë Basha.

Basha ka falënderuar Hotin për rolin e tij në rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi.

“Dua t’ju falënderoj për liderishipin tuaj në rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi në shinat dhe kornizën për të cilën ky dialog u konceptua dhe t’ju shpreh mbështetjen time dhe të PD-së në këtë qasje parimore që mund të ketë vetëm një përfundim njohjen reciproke në mes dy vendeve”, ka thënë Basha.

Kryetari i PD-së, tutje ka lavdëruar dhe Pakon për Rimëkëmbjen Ekonomike pas pandemisë COVID-19 të hartuar nga Qeveria Hoti.

“Me pakon ekonomike që ju keni propozuar, ju e vendosni Kosovën në krye të vendeve të rajonit dhe përbënë shembull edhe për Shqipërinë ku situata është po aq kritike,  vendimmarrja juaj dhe mënyra sesi do të bëhet zbatimi i kësaj pakoje përbën shembull edhe për Tiranën dhe për ne si opozitë”, tha Basha.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles