Site icon Prishtinapress

Bartomeu i acaron lojtarët e Barcelonës me këtë ide

Jose Maria Bartomeu po i shkakton shumë probleme vetes.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka dhënë një ide jo fortë të pëlqyeshme nga lojtarë.

I pari i skuadrës katalonase ka thënë se disa ndeshje të sezonit të ardhshëm në La Liga duhet të zhvillohen jashtë Spanjës.

“Mendoj se disa ndeshje të sezonit të ardhshëm në La Liga duhet të zhvillohen jashtë Spanjës”, tha fillimisht Bartomeu, përcjell prishtinapress.eu

“Është një ide e mirë për fansat që kemi në Amerikë, Azi dhe më larg, që mund ta kenë mundësinë ta shikojnë së paku një ndeshje tonën.

“Nga kjo ide do të përfitonin të gjitha palët, pasi ne do të ishim prezantuar më mirë te fansat tonë në vende të ndryshme të botës, por edhe ana e marketingut do të kishte të ardhura më të mira.”, ka shtuar më tej ai.

Exit mobile version