5.2 C
New York
Thursday, December 5, 2024

Buy now

spot_img

Barcelona, me rekord transferësh në afatin e janarit

Nuk ndodh shpesh që Barcelona të bëj kaq shumë blerje në afatin e janarit, qoftë për të shitur apo për të blerë lojtarë, por dy vitet e fundit kanë qenë ndryshe

Janarin e kaluar, skuadra në Camp Nou solli dy lojtarë, Philippe Coutinho dhe Yerry Mina, përderisa largoi katër lojtarë-Javier Mascherano, Gerard Deulofeu, Arda Turan dhe Rafinha-u larguan nga klubi.

Barcelona është përfshirë në shtatë marrëveshje këtë muaj, duke e lënë të largohen Munir El Haddadi dhe Denis Suarezin, përderisa ka sjell Kevin-Prince Boateng, Jeison Murillo, Frenkie de Jong dhe Jean-Clair Todibo, edhe pse dy prurje nuk do të luajnë në Barcelonë deri pas verës: Carles Alena po ashtu është promovuar në skuadrën e parë.

Nëse shikojmë pas katër vite, në këtë afat nuk kishte fare aktivitet, as në largim të lojtarëve dhe as në prurje, pra po flasim deri para pesë sezonëve.

Para janarit të 2018-ës,m prurja e fundit në janar ishte ajo e Ibrahim Afellay në janarin e vitit 2011 kur ata e blenë atë nga skuadra holandeze PSV Eindhoven për tre milionë euro.

Madje edhe arritja e Afellay ishte paksa befasi pasi që Barcelona nuk kishte bërë biznes gjatë vitit 2009 apo 2010, lojtari i fundit që i ishte bashkuar atyre në janar të 2008, Manuel Pinto.

Kjo është arsyeja pse e bën pak të çuditshëm punën e Blaugrana, edhe pse lëndimet dhe mungesa e disa lojtarëve ka luajtur rol të madh.

Kjo shifër më shtatë ndryshime mund të ndryshojë nëse Malcom largohet nga klubi në fund të këtij afati.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles