Site icon Prishtinapress

Barça synon rekordin e të pamposhturës, nesër sfidohet nga Reali

Barcelona është katër ndeshje larg për ta përfunduar sezonin si e pamposhtur.

Klubi Katalunas e mposhti Deportivo La Corunan 4:2, vikendin e kaluar dhe i fitoi dy titujt, Ligën dhe Kupën këtë edicion, ndërsa nuk ka pësuar humbje në 41 ndeshje të ligës, me të fundit disfatë që daton nga viti i kaluar, transmeton KTV.

E pikërisht këtë sukses, mbrojtësi i krahut të majtë, Lucas Digne, e kërkon ta vazhdojë edhe përballë Real Madridit.

“Ky është rekordi që ekipi dëshiron ta kërkojë deri në fund. Është e rëndësishme për ne dhe do të japim gjithçka për ta mbajtur. Kjo është ndeshja më e madhe në botë. Pritshmëria nga kjo përballje është e jashtëzakonshme pasi rivaliteti mes dy klubeve ka filluar shumë më parë”, ka deklaruar francezi Digne para përballjes me madrilenët.

Exit mobile version