Site icon Prishtinapress

Banorët e Veternikut me protestë kërkojnë rregullimin e kanalizimit

Banorët e lagjes Veternik, kanë protestuar për shkak të një kanalizimi i cili qëndron i hapur tash e një kohë të gjatë dhe sipas banorëve po shkakton telashe të mëdha në shëndet.

Organizatori Driton Tafallari, për çështjen e kanalizimit tha se kanë bërë kërkesë në komunës e Prishtinës, mirëpo nuk janë përgjigj. Sipas tij, gjendja është alarmante dhe se komuna duhet ta mbulojë kanalizimit.

Në mesin e protestuesve ishte edhe Avdush Bajgora, specialistë reanimator në QKUK, i cili është banor i kësaj lagje. Ai tregoi se nëse nuk zgjidhet ky problem banorët do të kenë sëmundje infektive, të cilat janë sëmundje ngjitëse.

“Ne nuk jemi të kënaqur sepse në qoftë se te ne ndodh ndonjë gjendje më e përgjithshme e infeksionit dhe e sëmundjeve ajo do të përhapët shumë shpejtë edhe në qytet, por fatkeqësisht kryetari jonë është duke u marrë me fushata, e ka harru Prishtinën, kjo është mjerim që në shekullin 21 në një lokacion që konsiderohet si Prishtina e re të ketë një gjendje aq alarmante”.

Hivzi Mehmeti, banor i lagjes Veternik, tha se aq shumë kanë probleme me kundërmimin sa që nuk mundën t’i hapin dritaret.

Banorët paralajmërojnë që nëse nuk zgjidhet ky problem, do t’i radikalizojnë masat dhe do të fillojnë t’i bllokojnë rrugët.

Exit mobile version