8.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Banorët e kryeqytetit e paditin Shpend Ahmetin (Dokument)

Edhe një kallëzim penal është bërë kundër udhëheqësve lokalë të Prishtinës për keqqeverisje. Kësaj radhe, paditet Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Muaj më parë ishte bërë kallëzim penal ndaj Drejtoreshës së Arsimit në Prishtinë, Arbërie Nagavci, e cila dyshohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikimin e dokumenteve. Padia është dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj të cilës nuk është marrë ende vendim. Banorët akuzojnë Shpend Ahmetin se po i neglizhon qëllimisht këto punime, pasi këta janë simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Kallëzimi Penal i bërë nga përfaqësuesit e bashkësisë lokale dhe qytetarët e lagjes “Dardania” në Prishtinë kanë tregon për dyshimet se Drejtoria e Infrastrukturës nuk i kanë respektuar rregullat e parapara me ligj rreth, rreth zhvillimit të punimeve të kontraktuara për restaurimin e platosë në Kurriz në lagjen Dardania.

Kallëzimi penal i siguruar nga Gazeta Express, thotë se mos respektimi i rregullave ka shtyrë t’u rrezikohet jeta e qytetarëve të kësaj zone.

“Ekziston dyshimi i bazuar se personat zyrtarë të këtij projekti e kanë neglizhuar për përfitime personale dhe duke e keqpërdorur pozitën zyrtare, është dashtë të përfundojë brenda afatit të paraparë në afat prej 190 ditësh, që do të thotë se punimet kanë filluar më 15.092015, dhe se tani janë në mesin e punimeve të këtij projekti, data 23.02.2017”, potencohet në Kallëzimin Penal.

Kjo nënkupton se tani afër dy vite, qytetarët janë të përfshirë me probleme dhe janë duke u ballafaquar me vështirësi të mëdha.

Qytetarët, siç thuhet në Kallëzim Penal, kanë paralajmëruar Komunën e Prishtinës disa herë për këtë çështje, mirëpo sipas tyre, kjo ishte e kotë.

“Qytetarët e lagjes së Dardanisë kërkojnë nga organet policore në departamentin për krime të rënda, të marrin masa ndaj kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti dhe Drejtorisë së Infrastrukturës në Prishtinë për po këtë çështje, por edhe të hetohen akterët e tjerë që kanë qenë të involvuar në këtë projekt”.

Në përshkrimin e veprave penale thuhet se kallëzimi penal është bërë pasi që ka pasur një numër të madh të qytetarëve që janë lënduar dhe kanë thyer gjymtyrët në pjesën ku punimet ende nuk kanë përfunduar – te platoja – Kurriz.

“Qytetarët e Dardanisë ballafaqohen me zhurmë dhe shqetësime të mëdha. Dardania po ballafaqohet me ajrin më të ndotur në rajon dhe botë. Qytetarët e Dardanisë janë katandisur dhe të rrezikuar në mes të jetës dhe vdekjes. Qytetarët e Dardanisë kanë nevojë për përkrahje institucionale për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve, familjarëve dhe qytetarëve…”

Ky kallëzim penal është bërë në emër të Safet Kamberajt, Fatime Ahmeti dhe Baki Gashi. Të tre, janë me vendbanim në lagjen “Dardania”.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë gjithashtu është paditur Zyra e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti nën akuzën se qeverisja lokale ka neglizhuar qëllimisht punimet në këtë projekt, për çështje politike, pasi banorët e kësaj lagjeje janë simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Rrethanat e ngritjes së padisë janë; lëndime trupore të qytetarëve dhe kalimtarëve të rastit, si pasojë e mos zbatimit të projektit, dëmtimin material të bizneseve nga të reshurat atmosferike, rënia e profitit nga zhvillimi i aktivitetit të biznesit-taksapaguasve të rregullt, si pasojë e zvarritjeve të qëllimta të punimeve, pronarët e bizneseve në këtë lokalitet kërkojnë nga Gjykata që të caktohet një komision i ekspertëve të lëmive përkatëse, për vlerësimin real të dëmeve të shkaktuara kohë pas kohe dhe kompenzimin e tyre nga e paditura, të kërkohet përgjegjësi materiale për shkaqet e mos realizimit të këtij projekti dhe finalizimin e punëve sipas Paramasës dhe parallogarisë dhe Planit dinamik të të paditurës.

Padia është bërë më datën 13.02.2017, nga po të njëjtit, Safet Kamberaj – përfaqësues i bashkësisë lokale në lagjen “Dardania” dhe banorët, Fatime Ahmeti dhe Baki Gashi.

Qytetarët e lagjes Dardania, gjegjësisht 32 banorë, gjegjësisht pronarë të lokaleve që u dëmtuan nga këto punime, kanë nënshkruar se janë të pajtimit të paditet Komuna e Prishtinës, kryetari i saj, Shpend Ahmeti./M.K/GazetaExpress/

Këto janë nënshkrimet e banorëve, pronarëve të lokaleve që u dëmtuan nga këto punime, kallëzimi penal dhe padia e paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë:

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles