Site icon Prishtinapress

Banorët e Hades protestojnë para Qeverisë

Banorët e fshatit Hade sot do të protestojnë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Kjo protestë është thirrur për të shprehur pakënaqësitë ndaj vonesës në procesin e zhvendosjes së tyre, shkruan Indeksonline.

Kujtojmë që dje ka nisur rrënimi i shtëpive të tyre. Ky aksion ka ndodhur në mbikëqyrje të Ministrisë së Mjedisit, komunës së Obiliqit dhe Policisë së Kosovës.

Shpronsimi i tyre po ndodh me vendim të qeverisë, në mënyrë që pas shpronësimit të sigurohet energji elektrike të mjaftueshëm.
Protesta do të nis në ora 11:00.

Exit mobile version